• RRETH NESH

Të gjitha projektet tona menaxhohen në mënyrë qendrore nga Gjermania, me një sistem të kontrollit të cilësisë dhe të sigurisë së të dhënave, që garanton standardet tona të larta të cilësisë. Cilësia e shërbimeve tona bazohet në punonjës me një trajnim të shkëlqyer dhe aftësi të përsosura të njohjes së gjuhëve të huaja, trajnimi i tyre i vazhdueshëm dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre janë tepër të rëndësishme për ne.

Përvoja shumëvjeçare, strukturat fleksibël dhe përdorimi i teknologjisë më të fundit, na mundëson të zhvillojmë zgjidhje optimale dhe kreative për klientët tanë dhe t'i zbatojmë ato menjëherë. Shërbimet tona përfshijnë programimin e orientuar në metoda, testimin paraprak, organizimin e saktë të studimit, grumbullimin e shpejtë dhe me cilësi të të dhënave, duke përfshirë monitorimin, raportimin e qartë dhe informativ gjatë kohës së fushatës, si dhe një regjistrim të dhënash të gjeneruar shpejt pas përfundimit të projektit. Ne bashkëpunojmë me sukses prej shumë vitesh me ekspertë të njohur për analizën e të dhënave.

Ne jemi eksperti juaj për kryerjen e intervistave kompjuterike (CATI dhe ONLINE).

Grupi ynë i kompanive ofron:

  • 284 qendra të veta CATI me pajisje dhe Software të avancuar
  • 450 intervistues në të gjithë Evropën
  • Të gjitha projektet zbatohen ekskluzivisht brenda grupit tonë të kompanive dhe si parim, ne nuk kalojmë asgjë në nënkontraktorë të jashtëm
  • 20 punonjës në fushën e shërbimit qendror të klientit dhe menaxhimit të projektit
  • Parimet e njohura shkencore dhe etike të hulumtimit të tregut, janë për ne çështje e vetëkuptueshme dhe respektohen ekzaktësisht në çdo qendër.


Puna me cilësi gjermane në vendndodhjen optimale, kundrejt një çmimi të arsyeshëm është kërkesa jonë për t'ju mbështetur në mënyrën më të mirë të mundshme!

Rr. "Abdulla Keta" nr. 7
1001 Tirana
Albania

T: +355 4 5601030
Mail:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
www.acc-alb.com