A dëshironi të jeni të pavarur dhe të mos përdorni burimet tuaja apo thjesht keni kapacitete të kufizuara stafi dhe afate të shkurtra për të përmbushur detyrat tuaja?
Asnjë problem! - Ne plotësojme zyrat tuaja dhe bëhemi permanent të arritshëm për klientët tuaj. Ju përqendroheni në aktivitetin tuaj aktual dhe ne kryejmë gjithçka në prapavijë për ju!
Si për thirrjet hyrëse ashtu edhe dalëse agjentët tanë me përvojë janë atje për ju!
Kemi kënaqësinë t'ju ndihmojmë duke përdorur zyrat e brendshme për të marrë përsipër detyra të tilla si p.sh.: pranimi i thirrjeve në emër të kompanisë suaj nga stafi ynë miqësor dhe kompetent, regjistrimi dhe dokumentimi i të gjitha të dhënave dhe informacioneve përkatëse të thirrjeve, duke identifikuar shqetësimin e saktë të personit të kontaktuar, delegimi i informacionit të ofruar nga ai person, transmetimi i kërkesës së klientit tek personi i duhur i kontaktit në kompaninë tuaj, etj.
Asistencë ndaj klientëve / Shërbime informimi / Linja hotline për porosi
Ne jo vetëm që pranojmë kërkesat tuaja, por gjithashtu ofrojmë shërbime të mëtejshme ndihmëse, si nga fillimi i pritjes së standardizuar dhe miqësore të klientit deri në pritjen e diskutimeve tuaja, regjistrimin dhe përzgjedhjen e pyetjeve, tematikave, problemeve të mundshme apo edhe ankesave. Ne trajtojmë çështjet standarde dhe problematika, dokumentojmë të gjitha të dhënat e nevojshme për çdo përpunim apo ripërpunim të mëvonshëm dhe, nëse është e nevojshme, përcjellje të tematikës tek punonjësit përgjegjës në kompaninë tuaj ose përshkallëzimin e problemit në shërbimet përkatëse stand-by, vijojmë deri tek mbështetja në nivel të dytë ose tek ndërmjetësuesit teknikë.
Në sektorin e thirrjeve dalëse (Outbound), ne mirëpresim klientët tuaj të rinj përmes një thirrjeje të ngrohtë mirëseardhjeje, koordinojmë takimet për ju dhe punonjësit tuaj, përditësojmë Database-n tuaj me të gjithë informacionin e nevojshëm dhe përgatisim raporte për t'ju ofruar të dhënat e nevojshme në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe mund të marrim përsipër menaxhimin dhe dërgimin e ftesave për ekspozita e evenimente të ndryshme, etj.
Rr. "Abdulla Keta" nr. 7
1001 Tirana
Albania
T: +355 4 5601030
Mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
www.acc-alb.com